Taulant Balla i cili në zgjedhjet e fundit ishte drejtues politik i PS në Elbasan ka kaluar në Fier. Gjiknuri ndërkohë do të marrë Elbasanin kurse në Vlorë shkon Arben Ahmetaj.
Spiropali do të jetë në Kukës ndërsa për Beratin është caktuar ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Mirela Kumbaro do të ketë Gjirokastrën ndërsa Ulsi Manja do të ketë Dibrën.
Edona Bilali do të ketë Shkodrën, Adrian Çela Durrësin ndërsa për Tiranën është caktuar kryebashkiaku Erion Veliaj.
/Priza.al/