Drejtuesit e skafeve nuk vënë mend, shfaqen sërish në vendin ku u vra e mitura Joanda Avdia (Video)

Një ngjarje e rëndë ndodhi para dy javësh në Himarë, pasi e mitura Joanda Avdia u përplas për vdekje nga skafi i ish-efektivit Arjan Tase.

Pas kësaj tragjedie policia nisi aksionin për sekuestrimin e mjeteve lundruese por mesa duke vetëm për disa ditë. Burime për median bëjnë me dije se një tjetër skaf është shfaqur përsëri në plazhin e Potamit, në të njëjtin vend ku edhe u vra Jonada.

Mësohet se në skafi ka lundruar afër bregut me njerëz brenda, shumë pranë dhjetërave qytetarëve që po lahen në det. Kujtojmë se tragjedia ndodhi teksa 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me drejtues i ish-shefin e komisariatit Arjan Tase e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Familja kishte vetëm disa ditë që kishte ardhur në Shqipëri për pushimet, pasi prej vitesh jetonin në Angli.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *