Sapo ju ka zënë gjumi, ndjeni një dridhje në të gjithë trupin dhe ju bërë të ndërgjegjshëm për pak sekonda.
Ende nuk dihen shkaqet, por mjekët neurologët pohojnë së këto lëvizje të pavullnetshme quhen dridhje hipnagogjike. Janë aq të zakonshme sa nuk ka pothuajse asnjë person që nuk i ka përjetuar. Arsyet që e shkaktojnë mund të jetë stresi, ankthi, kafeja e tepërt.
Por mund të shkaktohet edhe nga stimulantë të tjerë si, lodhja, rraskapitja, si dhe nga shumë faktorë të tjerë. Ky hov shpesh na tremb, dhe shkakton një ndjenjë të pakëndshme, aq shumë shqetësohen se nuk kanë ndonjë sëmundje neurologjike. Sipas neurologut, Dr. Boban Stepic “konvulsionet hipnagogjike nuk janë të natyrës epileptike, por nëse janë të shpeshta dhe çojnë në zgjim gjatë natës, atëherë mund të jenë shenjë e apnesë së gjumit dhe në atë rast duhet të kërkoni ndihmë mjekësore”.
Si dhe këto dridhje hipnagogjike mund të jenë edhe një refleks ndaj një keqinterpretimi të relaksimit të muskujve gjatë përgjumjes së trurit, si një sinjal se një primat i fjetur po bie nga një pemë.