“Dridhesha e tëra, shpërtheva”, aktorja Jonida Vokshi rrëfen skenën e vështirë: M’u mblodh një lëmsh

Aktorja Jonida Vokshi ishte pjesë e serialit “HOT” dhe luante rolin e një vajze naive. Gjatë një interviste, ajo zbuloi se kur lexoi skenarin “s’ka qenë dashuri me shikim të parë, pasi personazhi i dukej shumë budallaçkë”. Por me kalimin e kohës filloi të dashurohej dhe po hynte brenda personazhit që luante.

Ndërsa tregoi edhe një skenë të vështirë ku lotët e saj ishin realë: “Ka një të vërtetë kur je pjesë e një projekti. Në fillim kur kam lexuar skenarin nuk ka qenë dashuri me shikim të parë. Jo se nuk më ka pëlqyer, por kam dashur të shtoj pak nga vetja, më vinte inat që ishte aq budallaçkë. Nuk e kuptoja që po hyja te personazhi. Fillova u dashurova me personazhin. Kur pata skenën me Klean me Ermalin, është shumë e rëndë si skenë. Unë e dëgjoja Ermalin dhe mu mblodh një lëmsh. Vura veten në personazh dhe shpërtheva. Dridhesha e tëra, ishte një skenë e vështirë. Ti e humb sensin. Nuk e di çfarë nuk më pëlqen. Kritikat më të mëdha i kisha për veten.”

Aktorja u shpreh se nuk ka ende një datë se kur do të rikthehet në televizion, duke theksuar se po punon për të hyrë në tregun e kinematografisë si producente.

“Më ka marrë malli shumë. Nuk e di a do mundem dhe nuk e di sa do jetë fluksi i xhirimeve të sezonit të dytë për serialin. Kam në plan që mbase sezonin tjetër të rikthehem. Dua ta marr në konsideratë të bëhem producente. Jam në tentativa, Besniku po më ndihmon shumë. Kam një projekt në mendje. Kam qejf ta tentoj dhe ta mendoj”, tha ajo në Top Albania Radio.

Jonida Vokshi ndan ndjesitë e veçanta të ditëve të fundit të pritjes së  ëmbël - Abc News

Bashkëshorti u tregua “i poshtër”, Jonida Vokshi tregon pse qau e mbyllur  në dhomën e saj | inFokus

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *