Moderatori Drini Zeqo është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Shkak për këtë është bërë një urgjencë familjare.
Lajmi është dhënë nga vëllai i madh, përmes një njoftimi, të cilin e lexoi aktori Julian Deda.
“Për shkak të një urgjence familjare, Drinit i është dashur që të lërë shtëpinë e BBV-së. Ai është shumë mirënjohës për kohën që ka kaluar më të gjithë ju dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim”, lexoi Jul Deda.