Gazetari i njohur Drini Zeqo, gjatë një interviste televizive, rrëfeu për gjithë vështirësitë që ka kaluar në jetë, me divorcin e prindërit, humbjen e babait si dhe problemet shëndetësore të motrës së tij.
“Prindërit e mi janë ekonomist. Nuk donin ta pranonin që te unë ishte zgjuar pasioni që ishte media. Më çojnë për studime për Gjermani. Kam jetuar dy vjet në Frankfurt dhe kur u ktheva në Tiranë mbarova gazetarinë. Prindërit e mi ishin duke kaluar divorcin, ndonjëherë nuk je akoma gati t’i marrësh ca pesha mbi supe. Nuk ishte e lehtë. Është shumë e vështirë kur flet në celular dëgjon zërin e nënës që dridhet, dhe e mora vendimin pa ju thënë që nuk do iki më. Ika për të mos u kthyer më, ata në Gjermani nuk e pritën mirë, ime më u gëzua se i erdhi mirë që do kishte djalin pranë. Ata u ndanë, divorci i tyre ndodhi. Problemi nuk ishte tek unë, motra ishte më e pak e impaktuar, ajo është më e vogël se unë se mbase e ka ndjerë më shumë.
Nisi një rrugë e vështirë, për mua, mamin dhe motrën. Jetesa u bë e vështirë, puna që nga ai moment në 2004 nuk ishte më një luks. Gjysma e të ardhurave të mia që nga ai moment kanë shkuar për familjen. Gjatë këtyre viteve ka pasur shumë ulje dhe ngritje, por më e forta ishte humbja e babait. Ka qenë një marrëdhënie normale, është kujdesur për problemet, por nuk ishte aty. Humbja e jetës së tij ishte e vështirë dhe duke mos e pasur më, gjithë dashurinë e orientuam tek nëna. Rrethanat ishin të vështira, nuk vuante nga asgjë, vdiq në moshë të re, i ra hemorragji cerebrale në zyrë dhe nuk i thamë dot as fjalët e fundit njëri-tjetrit. Unë u detyrova ta rrisja intensitetin e punës sime, media të merr pak energji, të merr kohë. Nëse ka një njëri që ka një fuqi të jashtëzakonshme, që sa herë ndodh diçka është ajo dmth dhe nuk e di”.