Ushtria ruse po largohet. Bëhet fjalë për rajonin Sumy, ka thënë kreu i administratës ushtarake rajonale, Dmytro Zhyvytskyi.
Sakaq, sipas tij trupat ruse kanë filluar tërheqjen.
“Javën e kaluar ne pamë një grumbullim të madh të trupave ruse nga Bilopillia në Konotop, rreth Konotop. Kolona të reja hynë, ata gërmuan dhe terrorizuan rajonin,” tha Zhyvytskyi.
Sipas këtij të fundit, ky grumbullim i pajisjeve ushtarake ka ardhur për faktin se pushtuesit kanë mbuluar tërheqjen e forcave të tyre, si dhe kolonat janë larguar nga territori i rajonit.
“Ne kemi parë shumë pajisje që shkojnë drejt Rusisë, me artilerinë tonë duke i ndjekur ato. Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe mbrojtja territoriale i kanë dëbuar ato në të gjithë rajonin e Chernihiv,” tha Zhyvytskyi.