Në gadishullin Iberik, saktësisht në Spanjë është vendosur që nga fundi i shtatorit të hiqen masat shtërnguese anti-Covid. Falë kësaj, Barcelona do të luajë ndeshjet me një numër të shtuar tifozësh.
Presidenti rajonal i Katalonjës, Pere Aragones, thanë një konferencë shtypi se aktivitetet sportive në natyrë do të jenë të hapura me 100% të kapaciteteve.
Këtë lajm e ka mirëpritur dhe vetë klubi historik, i cili shkroi në “Twitter”:
“Barcelona falënderon përpjekjet e të gjithëve dhe duartrokit vendimin e Qeverisë për të aplikuar një masë që praktikisht na lejon të kthehemi në normalitet”.
“Blaugranët” kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve të tyre për të kthyer një sezon të nisur keq për ta. Plot 99.354 tifozë do të mbështesin skuadrën në sfidën delikate ndaj Real Madrid, që do të luhet më 24 tetor.
/Priza.al/