‘Dritë në fund të tunelit’, Vuçiç: Pres vazhdimin e dialogut me Prishtinën

Një lajm shpresëdhënës ka ardhur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ai ka thënë se është në pritje të vijimit të dialogut me Prishtinën në muajt maj ose qershor.

Vuçiç është shprehur se do të shkojë në Bruksel, dhe se ai pret bisedime të mira dhe konstruktive, si dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën në maj ose qershor.

Vuçiç ka theksuar se gjatë vizitës së tij në Bruksel, do të bisedojë me përfaqësuesit evropianë – Borell, Von der Layen, Varei dhe Lajçak. Ndër të tjera ai për mediat ka folur edhe rreth dokumentit jo zyrtar të publikuar në disa mediume sllovene, ku bëhet fjalë për ri-definim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Unë jam i zhgënjyer me çmobilizimin e plotë intelektual të publikut tonë, elitës dhe pseudo-elitës, ku ata ofrojnë vlerësime për diçka që askush nuk e ka parë në asnjë mënyrë dhe janë apriori pro ose kundër diçkaje. Unë iu përkas atyre që do t’i hidhen mbi kokë dikujt, pa parë diçka”, tha Vuçiç.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *