Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia në Selanik, pasi dyshohet se është pjesë e një rrjeti ndërkombëtarë trafikimi lëndësh narkotike.
Dyshohet se ky rrjet importon drogë nga Shqipëria drejt Greqisë. Sipas mediave greke, 44-vjeçarit i janë sekuestruar më shumë se 27 kg drogë.
Sipas policisë, 44-vjeçari kishte rolin e “marrjes, fshehjes dhe tregtimit të mëtejshëm të substancave të drogës në prefekturën e Selanikut,” për llogari të këtij grupi.
Lënda narkotike u gjet në shtëpinë e tij në Toumba, ku ndër të tjera u sekuestrua një kallashnikov dhe një karikator me 14 plumba.