Ka përfunduar hulumtimi i 195 orëve pamje filmike të marra në Portin e Durrësit, për kontenierin e dëmtuar me banane nga ku mungonin 49 arka.
Mësohet se grupi që punoi për të kontrolluar pamjet filmike nuk ka arritur të zbulojë persona që mund t’i jenë afruar kontinierit me banane që ishte dëmtuar para disa ditësh.
Nga pamjet vërehet se grupi i AKU-së nuk e ka verifikuar ne terren fizikisht kontenerin, duke e bërë procesverbalin nga distanca. Në këto kushte, grupi hetimor dyshon se kontenieri mund të jetë hapur në porte të tjera ku ka qëndruar ose në anijen që e transportonte. Gioa Tauro është port i parafundit para mbërritjes në Durrës.
Burime nga grupi hetimor thanë se kontenieri para se të kalonte në skaner ishte vendosur në një zonë, që kamerat e sigurisë nuk kanë fushëpamje.
Burime kanë bërë me dije se është siguruar dosjen e prokurorisë ku bëhet e ditur se kontenieri me banane ka mbërritur në Durrës në datën 8 korrik.
Në 16 korrik kur do të zhdoganohej, ai u gjet i paplumbosur. Më pas task-forca kontrolloi dokumentacionin e kompanisë porositëse ZICO sh.p.k dhe rezultoi se duhet të ishin 1200 kuti.
Kur hynë në brendësi të kontenierit zbuluan se aty ndodheshin 1.151 kuti me banana, ku 49 mungonin, ndaj lindën dyshime të arsyeshme se kontenieri është hapur dhe në ato kuti mund të ketë pasur lëndë narkotike e dyshuar kokainë./Burimi: Abc.news