Dy të rinj amerikanë janë dënuar me 4 vite burg, pasi kishin kthyer shtëpinë e tyre në Tiranë në një laborator droge.
Mediat e huaja bëjnë me dije se shtetasit Vincent (Dominic) De Caro, 32-vjeç dhe Arbër Isaku përpunonin drogën në furnitorët dhe më pas pilulat ua shisnin klientëve. Të dy këta shtetas u arrestuan në shtator të vitit 2021 nga policia e Shtetit Shqiptar, teksa po tentonin të kalonin kufirin. Uniformat blu kanë sekuestruar në banesën e tyre drogëra si: alprazolam, fentanil dhe substanca të tjera të rrezikshme.
Pas arrestimit ata u liruan me kusht por tashmë që jan dënuar nga gjykata amerikane duhet të vuajnë dënimin.