Dron me foton e Luizit dhe Oltës/ Këngëtari: Kush më rri afër mua…

Ditën e sotme ndjekësit e “Big Brother VIP Albania” dërguan një dron me foton e Luizit dhe Oltës, dy konkurentëve që konsiderohen si pretendentë për fitore.

Olta pa dronin në qiell e nuk u përmbajt dot. Ajo bërtiste në shtëpi për dronin që kishte ardhur, madje ia bëri të ditur edhe Luizit. Ky i fundit, nuk u impresionua shumë por vijoi të konsumonte ushqimin.

Sipas këngëtarit, Olta po përfiton shumë duke qëndruar pranë tij.

Olta: O Luiz, jemi ne të dy!

Luizi: E shfrytëzoi bluzën Olta me dal në dron. Nuk i besohet, shihe Oltën. Hajde, ke qejf me dal në dron, hajde më rri afër mu. Olta, kush më rri afër mua vetëm të mira ka.

Olta: Mbase e kanë sjellë dronin që ishte afër meje, apo jo, nuk funksionon ashtu.

Luizi: Trafikun ajror ti e di se kush e kontrollon.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *