Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në kryeqytet për evidentimin e shkelësve të Kodit Rrugor, duke kontrullur me dron, i cili ditën e sotme është vendosur në unazën e Tiranës pranë rrugës së Elbasanit ku kalimi i këmbësorëve nuk bëhet me semafor por vetëm me vijëzimin e rrugës.
Në fokusin e Rrugores, janë drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, të cilat sipas bluve ndëshkohet me masë administrative.
Njoftimi i Policisë:
Një ndër objektivat e “?*Dronit edukues*?” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.
Ec i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor! ?????????