Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç ka provokuar me deklaratën e tij në Twitter, ku e ka quajtur këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa, bashkëkombëse të tij.
“Duke lënë komentet e urrejtjes anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa (vendos edhe flamurin e Serbisë) edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, shkruan Gjuriç gjatë një replike me ish-ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
Të menjëhershme kanë qenë reagimet nga përdorues në Twitter që kanë shpërndarë fjalimet e Lipës që flet për vuajtjet e Kosovës e se sa krenare është që është shqiptare.
/Priza.al/