Lart e poshtë po qarkullojnë lajme se ylli i muzikës pop Dua Lipa është në një lidhje me regjisorin e njohur Romain Gavras. Ata u fotografuan duke lënë festën e çmimeve BAFTA në Londër para pak kohësh, teksa burimet pranë tyre pohuan se dyshja janë njohur me njëri-tjetrin prej disa kohësh. Një burim tha për ‘The Sun’ se:
“Ata u takuan nga rrethet e ngushta shoqërore me njëri-tjetrin gjatë periudhës së fundvitit dhe kanë shumë të përbashkëta. Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton punën e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet kreativ”.
Dhe vetëm së fundmi duket se ylli i muzikës ka konfirmuar romancën duke ndarë me ndjekësit në rrjetin e saj social Instagram një fotografi me regjisorin. Në foton e postuar duket dora e këngëtares duke mbajtur një polaroid ku shihet ajo duke qeshur me regjisorin francez në studio. Dua e ka shoqëruar fotot me një emoji zemre.
Rikujtojmë, se Grivas ka qenë më parë në një lidhje me Rita Ora-n nga e cila u nda në mars të 2021.