Dua Lipa me pushime në Shqipëri/ Median britanike: Po shijon një udhëtim luksoz në vend tropikal

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka zgjedhur  që pushimet e saj këtë vit ti kalojë të pushojë në Jug të Shqipërisë në vendin e saj .

Por për mediat britanike “Daily Mail” ky ka qenë një udhëtim teper luksoz në vendet tropikale, duke ngatrruaj kështu vendin edhe pse Dua Lipa shkruan në postin e saj ‘vajzë shqiptare në Shqipëri’.

Artikulli:

Dua Lipa shpesh është shfaqur e tonifikuar në rrjetet sociale. Dua Lipa, 26 vjeçe, shfaqi edhe një herë trupin e saj të hollë me bikini të zeza, teksa ndau një sërë fotografish në Instagram nga arratisja e saj e fundit të premten.

Këngëtarja dukej se po shijonte një udhëtim luksoz me miqtë e saj teksa pozonte në një vend tropikal. Ajo tregoi lëkurën e saj të bronztë pa të meta teksa pozonte pranë pishinës me një mikeshë.  Në një tjetër foto, Dua dukej elegante me një fustan saten jeshil, të cilin e shoqëroi me një triko ngjyrë vjollcë.

Bukuroshja e ka aksesuar fustanin me një çantë rrjetë jeshile dhe një palë vathë argjendi.  Ndërsa në një tjetër foto mahnitëse, këngëtarja e One Kiss mahniti me një mini fustan shumëngjyrësh të cilin e kombinoi me një kapele rozë të çuditshme në formë kove.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *