Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është kthyer në kryefjalën e mediave të huaja. Emri i saj është në faqet e para të mediave ndërkombëtare për shkak të performacës në natën e parë të “Sunny Hill” në Prishtinë, ku këndoi hitet e saj.
‘DailyMail’, ‘Harper’s Bazaar’, ‘Ë Magazine’ dhe shumë të tjera kanë shkruar për Duan, yllin shqiptar.
Këngëtarja u vesh nga Valentino, që kishte zgjedhur të punonte një set enkas për të, duke i qëndisur edhe emrin.