Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka nisur një lidhje të re dashurie. Mirëpo kush është fatlumi?
Mediat e njohura kanë mësuar se bëhet fjalë për regjisorin francez Romain Gavras, ish-partneri i Rita Orës.
Lipa u fotografua duke lënë pas festën e çmimeve BAFTA në Londër me Gavras. Regjisori e ndoqi pas me një kapuç të zi duke fshehur pjesën më të madhe të fytyrës së tij. Ata hynë në një makinë të drejtuar nga shoferi së bashku, përpara se të largoheshin.
Burimet për ‘The Sun’ thonë:
“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton karrierën e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues. Ata kanë qenë duke shijuar kohën së bashku. Dyshja u takuan me miqtë e ngushtë të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”.
Kujtojmë se Romain Gavras u nda nga Rita Ora në vitin 2021. Më herët, Dua ka qenë duke shijuar një romancë dashurie me modelin Anwar Hadid, e cila mori fund në vitin 2021, pas dy vitesh lidhje.