Dua Lipa u shfaq si rrallëherë me të dashurin e ri, Romain Gavras, në Londër të enjten.
Këngëtarja 28-vjeçare, prej disa muajsh është në lidhje me regjisorin francez, 42-vjeçar. Të enjten ata u panë duke dalë nga restoranti “Chiltern Firehouse”, së bashku me vëllain e saj të vogël, Gjini, 17 vjeç.
Këngëtarja e pop-it kishte veshur pantallona lëkure ngjyrë të kuqe të ndezur për t’iu përshtatur ngjyrës së re të flokëve, një bluzë të bardhë dhe një pallto të gjatë gri. Partneri i saj greko-francez ecte pas saj, me kokën ulur dhe me kapelë, në përpjekje për të mos u fotografuar nga paparacët.
Ylli i muzikës dhe regjisori 42-vjeçar janë çift prej disa muajsh. Thashethemet se ata ishin bashkë nisën kur u panë pas një feste në muajin shkurt. Megjithatë, ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre kur pozuan së bashku në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, në maj. Në verë Dua dhe Romain pushuan së bashku në destinacione të ndryshme, madje edhe për disa ditë edhe në Shqipëri.