Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa teksa ka takuar Presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von der Layen, ka përfituar nga rasti për ti bërë asaj një kërkesë në lidhje me atdheun e saj.
Lipa i ka kërkuar Von der Layen liberalizmin e vizave për Kosovën teksa theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave më shumë se tre vjet më parë.
“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”.
Ajo theksoi se Kosova është shteti më i ri në Evropë dhe tashmë prej 13 vitesh ky vend po udhëton si një shtet i pavarur, ndoshta pikërisht për këtë, për faktin se është edhe pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, do arrijë të lulëzojë emocionalisht, ekonomikisht dhe kulturalisht.
“Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte dhimbjet e konfliktit të fundit?”.
/Priza.al/