Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, është bërë pjesë e kopertinës së revistës prestigjioze “The New York Times Magazine”. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka shprehur falenderimet ndaj bashkëpunëtorët e saj, dhe duket se ajo nuk ka të ndalur me sukseset.
25-vjeçarja shfaqet me një veshje serioze dhe mjaft elegante, e ndërsa kjo revistë do të publikohet në datën 14 mars.
View this post on Instagram
Së fundmi, revista “Time” ka publikuar listën me 100 personazhet më me influencë, dhe e para që përmendet është Dua Lipa.
Puna e saj e madhe për albumin “Future Nostalgia” është shpërblyer plotësisht. Këngëtarja është shfaqur edhe në kopertinën e “Time”, duke i vënë vulën përgjithmonë suksesit të saj.