Reperi i njohur DaBaby është kritikuar ashpër për disa komente që ka bërë gjatë një festivali për të infektuarit me HIV/AIDS dhe homoseksualët. Ai ka kërkuar që i gjithë publiku të ngrinin lart celularët me dritë, përveç homosekualëve dhe të infektuarve me HIV.
Gjithashtu ai u shpreh se të gjithë të infektuarit me HIV “do të vdesin për 2 ose 3 javë”. Gjithashtu ai foli ashpër kundrejt grave, ndaj dhe kritikat ndaj tij kanë qenë të shumta.
Dua Lipa ka qenë një ndër artistet që ka reaguar menjëherë duke u shprehur e zhgënjyer, për shkak dhe se ajo ka një bashkëpunim goxha të suksesshëm me reperin.
Ylli i hitit ‘New Rules’ ka reaguar përmes një postimi në InstaStory duke u shprehur:
“Jam e surprizuar dhe e shokuar nga komentet e DaBaby. Nuk e njoh si personin me të cilin kam punuar. E di që fansat e mi e dinë se cilat janë qëndrimet e mia dhe se e mbështes 100% komunitetin LGBTQ. Duhet të bëhemi bashkë për të luftuar paragjykimet dhe injorancën për HIV/AIDS”, shkruan Dua Lipa në një postim në Instagram.
/Priza.al/