Këngëtarja e njohur me famë botërore Dua Lipa, shfaqet sensuale e veshur me një me një crop top dhe minifund metalik në ngjyrë jeshile pastel teksa po pushon në Ibiza. Ajo di gjithnjë sesi të tërheqë vëmendje me veshjet e saj
Ditën e djeshme, këngëtarja 27 vjeçare postoi një fotografi në profilin e saj në Instagram, ku dukej mjaft tërheqëse me veshjen e saj metalike plot shkëlqim. Dua, e cila po shijon pushimet e saj në Ibiza, në postimin e saj në Instagram ka shkruar:
‘Shtator’.
Krijuesja e hiteve numëron më shumë se 86 milion ndjekës në rrjetin social Instagram. Dua gjithashtu kishte veshur një palë këpucë elegante me takë të po së njëjtës ngjyrë. Duket se këto pushime i kanë shijuar shumë këngëtares, e cila ka marrë një ngjyrë çokollatë dhe flokët i mban të lëshuar mbi supe. Gjithashtu, ka zgjedhur që të mos përdorë grim.
Ylli botëror ka zgjedhur të relaksohet në Ibiza, pasi festoi dasmën e stilistit Simon Porte Jacquemus dhe Marco Maestri në Francë në fund të muajit të kaluar.
Këngëtarja dukej e mrekullueshme me një fustan të bardhë të tejdukshëm, i cili nxirrte në pah linjat e saj trupore. Në mbishkrimin e postimit të saj ajo shkruan:
Duke festuar dashurinë e këtyre dy njerëzve të veçantë në jetën time. Dita më e bukur, ceremonia dhe padyshim festa më e bukur. Ata dinë si ta bëjnë këtë. Ajo shtoi: ‘Mirënjohëse që i përjetoj këto momente lumturie të pastra me ju.
Rikujtojmë se, të enjten e kaluar Dua tregoi se po e shfrytëzonte sa më shumë kohën e saj nën rrezet e diellit, teksa ndau një sërë fotosh të veshura me bikini në Instagram.
Ajo shkëlqente e veshur me bikini me vija ngjyrë rozë teksa po merrte rreze dielli pranë pishinës, me një pozë duke parë mbrapa. Në një tjetër foto të këndshme, Dua mahniti e veshur me bikini në ngjyrë lejla, ku nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar dhe dekoltenë.