Dua Lipa takon edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim: Bisedë për ta bërë botën thjesht pak më të mirë…

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka shijuar një darkë me këngëtaren e famshme Dua Lipa dhe familjen e saj.

Kim ka publikuar foto me Dua-n në rrjetet sociale ku shkruan:

“Më pëlqeu të shijoja një darke me Dua Lipën dhe familjen e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, edhe më shumë”.

Prej ditës së djeshme Dua Lipa, po qëndron në Tiranë, ku ka ardhur për të parë nga afër punimet për një kopsht të dëmtuar nga tërmeti, që po ndërtohet me financimin e fondacionit të babait të saj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *