Dua Lipa vjen në Tiranë dhe takohet me kryebashkiakun Veliaj, shkëmbejnë dhurata simbolike

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, së bashku me prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si dhe i fejuari i saj, Anwar Hadid kanë mbërritur në Shqipëri. Ata u pritën sot në Bashkinë e Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Veliaj i dhuroi këngëtares së famshme një targë simbolike “Dua 100”, kapelen e gruas tironse, si dhe diskun muzikor me këngë popullore të Shqipërisë së mesme, realizuar në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, “Tirana 100”. Ndërsa, Dua Lipa i dhuroi Veliajt albumin e saj më të fundit, që po thyen rekordet botërore, “Future Nostalgia”, i cili për 6 muaj ka qëndruar në top 10-en e këngëve më të mira.

Edhe pak kohë më parë babai i këngëtares së famshme, Dukagjin Lipa, u takua me kryebashkiakun e Tiranës, pas të cilit Veliaj paralajmëroi një projekt të ri muzikor të Duas në kryeqytet vitin e ardhshëm, që përkon edhe me Tiranën Kryeqytetin Europian të Rinisë.

Gjatë ditës së sotme, Veliaj dhe këngëtarja Dua Lipa do të inspektojnë edhe punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *