Ish kryeministrit Sali Berisha gjatë konferencës për median i drejtohet pyetja se çfarë vendimi prisni të marrë Basha mbi rolin e tij në Kuvend?
Berisha: Ambasadorja Kim është unike në botë. Pasi ka lavdruar të nesërmen një masakër zgjedhore kërkon të diktojë se kush duhet apo nuk duhet të mos futet në Kuvend. Ta zhvilloj pak. Ajo qëndrimin e saj e lidhi me dogmën e barit, jo rastësisht. Është e shkolluar mirë. Ka lexuar edhe Enver Hoxhën, edhe Lincoln. Për të gjithë ata para gjeneratës suaj, diktati dhe bari janë binom i pandarë. Shqiptarët e dinë mirë, se në diktaturë njerëzit kishin deleguar arsyen, ai u ofronte si rrugë shpëtimi,barin. Shqiptarët kanë rënë dhe kanë vdekur nga bari. Kanë hëngur edhe mish të ngordhur. Është shkruar në libra. Ka ndodhur edhe në Korenë e Veriut. Diktatura dhe bari janë të lidhura. Unë po bëj gjithçka që shqiptarët mos të hanë bar. E vetmja rrugë është transparenca. Nuk mbrohem nga imuniteti, por nuk pranon që nën diktat t’i shkelë ato.
Berisha tha se me padinë ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken kërkon të mbrojë dinjitetin e tij, të familjes së tij dhe të shqiptarëve. Sakaq shton se vendimi është politik dhe se Blinken nuk ka prova ndaj si ka bërë publike sipas tij.
Berisha komentoi deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim, duke u shprehur se ajo nuk ka nxjerrë asnjë fakt, përpos përdorimit të “dogmës së barit”.
“Pas 77 vitesh jetë kurrë nuk e kisha imagjinuar se do të ngrija padi ndaj Sekretarit të Shtetit. Kërkoj të mbroj dinjitetin tim, të familjes time dhe gjithë shqiptarëve. Kjo padi është një betejë për dinjitetin njerëzor, për mua dhe çdo njeri të çdo vendi të botës. Kërkoj të bëj transparencë të plotë para shqiptarëve që gjatë 30 viteve më kanë votuar më shumë se këdo tjetër në këtë vend. Karakterin politik të këtij vendimi e provon edhe fakti që me gjithë kërkesën time drejtuar Blinkenit për të bërë publik çdo fakt që ai disponon, gjer sot nuk është paraqitur asnjë e vetme, për shkakun e vetëm se ato nuk ekzistojnë. Kanë qenë raportet e sekrete të Edi Ramës që nuk janë publikuar kurrë në Shqipëri. Kjo dëshmon se vendimi bazohet në shpifje, trillime. Soros dhe Rama, është hakmarrje për mbrojtjen e interesit publik nga ana ime. Është një hakmarrje për denoncimin e rolit të Shoqërisë së Hapur nën kontrollin e qeverisë. Është hakmarrje politike për kundërshtimin e ndryshimit të kufijve në Kosovë. Ky vendim është kryekëput politik dhe është në kundërshtim me ligjin e Kongresit të SHBA-ve. Karakterin politik e tregon edhe kërkesa publike e ambasadores Kim për mosfutjen time në Parlament, duke mos patur asnjë fakt, provë për shqiptarët, përpos kërcënimeve me dogmën e barit që ka përdorur Enver Hoxha. Garantoj shqiptarët që në këtë planet nuk ekziston një njeri që të faktojë korrupsion domethënës me fondet e buxhetit, apo çfarëdo korrupsioni tjetër”, tha Berisha.
/Priza.al/