Armina Mevlani realizon shpesh biseda me ndjekësit e saj në Instagram ku u jep mundësinë ta pyesin rreth gjërave të ndryshme, pyetja e një ndjeksi ishte : “A ke menduar ndonjëherë të zvogëlosh gjoksin? Unë po e mendoj por kam frikë.”
Armina pohoi se e ka menduar ta zvogëlojë gjoksin për shkak edhe të problemeve që i ka shkatuar, mes tyre edhe skoliozë. Por blogeren e stepë frika që ka nga operacionet për ta kryer si ndërhyrje.
“E kam menduar sigurisht, në të ardhmen sepse unë kam tashmë edhe skoliozë. Por kam shumë frikë nga çdo operacion në përgjithësi”- shkruan Armina në Instastory.