Ju ka ndodhur ndonjëherë të shikoni ëndërr dhe të doni të vraponi por nuk mundeni dot, kjo lloj ëndrre kthehet në makthin tuaj më të keq, ju mund të zgjoheni të trembur, duke marrë frymë në mënyrë të përshpejtuar, të djersitur nga sikleti etj…
Pse ndodh kjo?
Disa hulumtime thonë që ndoshta ëndrrat tona zhvillohen të ngadalësuara. Daniel Erlaker, psikolog në Universitetin e Bernit në Zvicër, ka zbatuar eksperiment për analizë të aktivitetit të trurit gjatë fjetjes.
Ai ka punuar me njerëz të aftë për ëndërrim lucid për të fituar rezultate më të sakta. Kur Erlaker ka kërkuar prej tyre të bëjnë aktivitet në ëndërr, ata i kanë zhvilluar aktivitetet për 50% kohë më të gjatë sesa derisa janë të zgjuar.
Por, sa është i shpeshtë vrapimi i ngadalshëm në ëndrra? Ijan Voles, psikolog dhe ekspert për ëndrra, thotë që është gjë e popullarizuar, por jo aq e shpeshtë.
Ai ka analizuar rreth 200.000 ëndrra të klientëve të tij dhe vrapimi është në vendin e 55të për shpeshti. Ai thotë që njerëzit ëndërrojnë edhe vrapim me shpejtësi normale, ose edhe me shpejtësi aq të madhe, jashtë normales.
Ai jep shpjegim për vrapimin e ngadalshëm. Sipas tij, këmbët e paraqesin fuqinë udhëheqëse në jetë. Kur ndiheni që këmbët ju lëvizin më ngadalë, atëherë ndjeni që diçka ju ngadalëson në përparimin e jetës.