FOTO/ ‘Duart lart, mos lëvizni’! Panik në Rinas, ‘rrëmbehet’ avioni, ndërhyn menjëherë ‘RENEA’

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka ndjekur ditën e sotme nga afër stërvitjen e Forcave Speciale RENEA, në Rinas  për rastet e pengmarrjes së avionëve.

Bëhet me dije se prej 4 ditësh, me miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale RENEA, në bashkëpunim me aeroportin e Rinasit (TIA), Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas dhe Drejtorinë e Antiterrorit, kanë zhvilluar stërvitje në pistën e aeroportit, për zgjidhjen e një situate rrëmbimi avioni dhe pengmarrjeje.

Mësohet se synimi i stërvitjes ishte kontrolli dhe rritja e kapaciteteve të forcave speciale, për zgjidhjen e situatave reale të ngjashme, nisur nga ngjarjet e ndodhura në aeroportin e Rinasit, siç janë dy rastet e grabitjes së vlerave monetare në këtë aeroport, ku është cënuar siguria e aeroportit dhe situata nga grabitje, mund të kishte kaluar në pengmarrje.

Në fund të stërvitjes, Nano ka falënderuar efektivët dhe drejtuesit e Repartit Special RENEA, për përgatitjen e lartë fizike dhe profesionale që treguan gjatë demonstrimit të një rasti të improvizuar të pengmarrjes.

Nano: “Stërvitja që ju zhvilluat është e një rëndësie të veçantë, sepse Policia duhet të jetë profesionalisht e aftë për t’iu përgjigjur krimit, në çfarëdolloj forme që ai shfaqet”.

Përfaqësuesit e TIA-s kanë falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm, për miratimin e kësaj stërvitjeje dhe kanë vlerësuar përgatitjen profesionale  të punonjësve të Repartit Special RENEA.

Top Channel - Lajmet e fundit minute pas minute, art, sport, Portokalli, Fiks Fare, Top Story, Perputhen, Big Brother Albania, Big Brother VIP, Shqiperia Live

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *