Belgjika ishte një skuadër e re në ndërtim e sipër, për të kulmuar në vitin 2018 me vendin e tretë në Botëror dhe tashmë në vend të parë në renditjen e FIFA-s. Ndërsa Italia vijoi tatëpjetën dhe nuk u kualifikua dot në Rusi 2018.

Por në vitin 2021, gjenerata e re axurre ka trembur të gjithë. Ndeshja e së premtes do të vlejë gjysmëfinalen e Euro 2020, Belgjika është më e pjekur, por Italia e re, energjike dhe kompakte.

Nga Italia e 2016 vetëm Bonucci me Chiellinin janë pjesë e ekipit, ndërsa në krahun tjetër janë shumë, që nga Courtois, Vermaelen, Vertonghen, Witsel, De Bruyne, Hazard, për të përfunduar me Lukakun.

Në nisje të Euro 2020, Belgjika futej në 3 pretendentët kryesorë për të fituar turneun, por pas 4 ndeshjeve, Italia radhitet e dyta pas Francës. Por si Italia, ashtu edhe Belgjika, vuajtën jo pak për të kaluar në çerekfinale. Rikujtojmë që në sfidën e fundit mes tyre, Italia ka triumfuar me rezultatin 2-0.

/Priza.al/