Duele në Shkodër e Durrës, zbulohen gjyqtarët e dy takimeve të sotme

Kategoria Superiore luan dy ndeshjet hapëse të javës së 9-të që është dhe e fundit e fazës së parë. Në orën 17:45 do të luhen dy sfidat tepër interesante. Teuta pret Partizanin në Niko Dovana ndërsa Vllaznia pret Bylisin në Loro Boriçi. Pak orë para sfidave janë zbuluar edhe gjyqtarët e takimeve.

Në Durrës, kryesori do të jetë Kreshnik Bajramaj ndërsa asistentë të tij janë Egin Doda dhe Marjus Qose. Arbitër i katërt është Olti Çela. Në VAR do të jetë Juxhin Xhaja ndërsa në AVAR, Feliks Kolleshi.

Në Loro Boriçi drejtësinë e vendos Adrian Beqiraj i mbështetur nga Rejdi Zajimi dhe Rexhep Muzhaqi. Klodjan Prenga do të jetë arbitër i katërt. Në VAR dhe AVAR janë Kridens Meta dhe Mario Shazivari.

TEUTA – PARTIZANI:

  • Arbitër kryesor – Kreshnik Bajramaj (Tiranë)
  • Asistent i parë – Egin Doda (Tiranë)
  • Asistent i dytë – Marjus Qose (Lushnje)
  • Arbitër i katërt – Olti Cela (Lushnje)
  • VAR – Juxhin Xhaja (Tiranë)
  • AVAR – Feliks Kolleshi (Tiranë)

VLLAZNIA – BYLIS:

  • Arbitër kryesor – Adrian Beqiraj (Tiranë)
  • Asistent i parë – Rejdi Zajimi (Tiranë)
  • Asistent i dytë – Rexhep Muzhaqi (Elbasan)
  • Arbitër i katërt – Klodjan Prenga (Laç)
  • VAR – Kridens Meta (Tiranë)
  • AVAR – Mario Shazivari (Tiranë)

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *