Ditën e djeshme, “Big Brother VIP” prezantoi provën e rradhës për banorët e shtëpisë.
Ata duhet të organizonin një “Talent Show” ku secilit prej banorëve iu dha një performancë e ndryshme, ndërsa Kiara do të jetë prezantuesja.
Një ditë pasi banorët u vunë në dijeni dhe filluan përgatitjet, pak më parë kanë nisur dhe performancat e banorëve.
Faqja e BBV në Instagram ka treguar se performanca që merr më shumë pëlqime do të shpallet fituesi i këtij talent show.
Epo, duket se e kemi një fitues ende pa nisur mirë. Postimi i duetit të Luizit me Tean ka arritur në shifrën e 144 mijë pëlqimeve dhe mbi 900 mijë shikime në më pak se një orë!