“Duhen 84 vota”, Alibeaj i prerë: Mazhoranca nuk ka legjimitet për të zgjidhur e vetme presidentin!

Kreu i komanduar i PD-së,Enkelejd Alibeaj ka folur per mediat ne lidhje me procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri.

Alibeaj tha se figura e dalë mbi palët dhet t’i qëndrojë të gjitha sfidave që sjell kjo detyrë. Si dhe mazhoranca nuk ka legjimitet për të zhgjidhur e vetme presidentin.

“Në mbledhjen e grupit kemi rënë dakord që të marrim pjesë në këtë proces, por në një proces real, të sinqertë, siç e do figura e presidentit. Një figurë që del mbi palët, neutral, t’i qëndrojë të gjitha sfidave që del nga kjo detyrë. Jemi ofruar për të pasur një proces. Procesi është i pari, i rëndësishme, një proces i sinqertë, bazuar në një procedurë, garancia e parë. Presidenti, qytetari i parë, që simbolizon unitetin e popullit. Për këtë arsye, siç besoj jeni në dijeni, ia kam përcjell qëndrimin zyrtar të PD, përfaqësuesve të maxhorancës, edhe të grupeve parlamentare, dhe e shohim të udhës që as për aparencë mos të perceptohet si lojë apo farsë.

Kushtetuta e ka të qartë; presidenti zgjidhet me 84 vota. E përsëris, se ka maxhoranca legjitimitetin për të zgjedhur ajo e vetmja presidentin, për të bërë farsa, pasi së paku 3 deputetë, janë gjeneruar si non-grata. Dy të tjerë janë të tillë, janë gjeneruar nga fenomeni i vjedhjes së votës, siç është Aqif Rakipi, apo dy të tjerë që nuk ndodhen më në selinë e kryesisë së parlamentit, pasi janë pas hekurave. S’ka legjitimitet maxhoranca për ta zgjedhur e vetme presidentin”, tha Alibeaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *