Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se në rrugën drejt integrimit në BE, duhet të dëgjohet edhe zëri i opozitës duke shtuar se mazhoranca duhet të lërë pas arrogancën e saj.
Gjatë fjalës së tij në mblehdjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, Alibeaj theksoi se nuk mund t’i kërkojmë europianëve të zgjidhin problemet pasi çdo gjë varet nga politika shqiptare.
“T’i themi gjërat siç janë, mund ta shoh me sytë e opozitë dhe mazhroancës, dhe kurrë nuk do biem dakord, ama ka një palë sy që e shohin me realizëm, që janë shqiptarët dhe fakti që shqiptarët kanë ikur për të kuptuar fare mirë se cila është situata në këtë vend. Nuk mund t’i kërkojmë Europianëve të na zgjidhin ata problemet, e për t’i zgjidhur ne duhet të tejkalojmë veten, për aq kohë sa i përkasin çështjeve për integrimin, opozita i ka bërë aktet tonë, vettingu u zgjat nga ne.
Reforma zgjedhore ka vonesat e veta, po, por e kërkuam ne, fjalë të mira për marrëveshjen e 5 qershorit, po ishte dora jonë e shtrirë, pastaj historia vazhdoi, marrëveshja ra, ndryshuat kushtetutën dhe pastaj vodhët zgjedhjet, për të gjitha shinat se ku duhet të ecim, i keni përcaktuar, por edhe ritmi është i rëndësishëm. Për çështjet e integrimit në BE duhet të dëgjohet zëri i opozitës gjë që nuk ka ndodhur, se nëse do të vazhdohet me arrogancë, për t’i treguar që kjo është fytyra e politikës shqiptare. Doli një nga të akuzuarit nga burgu, kjo është një nga çështjet më flagrante korruptive”, tha Alibeaj.