“Duhet të dilni nga lista e vendeve ku pastrohet para”/ BE: Ja kushtet që duhet të plotësoni për tu anëtarësuar në BE

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Christiane Hohmann  gjatë prezantimit të programit “EU4LEA”, ka zbuluar edhe disa nga kushtet që duhet të plotësojë vendi jonë për anëtarësimit në BE.

Ambasadorja Hohmann, e cila ka vetëm pak kohë që ka marrë detyrën në vendin tonë, theksoi së Shqipëria duhet të dalë nga lista gri e pastrimit të parave dhe duhet që të ecet para me reformën në BE. Gjithashtu ambasadorja tha se vendi ynë duhet që të zhvillojë bashkëpunimin me vendet e Bashkimit Europian..

“Më lejoni të përmend çështjet kritike sa i përket institucioneve të BE. Së pari do të shikohet se si po konsolidohet reforma në drejtësi, formimi i institucioneve të pavarura të drejtësisë. Së dyti; do të monitorohet nga afër historiku i hetimeve, ndjekjeve penale dhe i dënimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Së treti; do të priten më shumë rezultate në fushën kundër pastrimit të parave. Duhet të punojmë së bashku për të bërë të pamundurën që Shqipëria të dalë nga lista gri e FATF-së. Së katërti; do të duhet një angazhim në luftën kundër luftës së prodhimit të kanabisit, armëve apo trafikimit të qenieve njerëzore. Së pesti; zhvillimi i bashkëpunimit me shtetet e BE, me agjencitë e tyre të zbatimit të ligjit, me EUROPOL, etj, vijimësia e bashkëpunimit është thelbësore për të zhvilluar atë besim që është i nevojshëm, ndaj kërkon përdorimin e kanaleve të sigurta. Ne duam që Shqipëria të dalë e suksesshme dhe të këtë sukses ne këtë përpjekje, ndaj jemi këtu.”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *