“Duhet të ishin me mijëra këtu sot”/ Rama ironizon vlonjatët: Tani do më shkruajnë mesazhe ‘A do hapet javën që vjen aeroporti?’

Kryeministri i vendit Edi Rama, ndodhet në Vlorë ditën e sotme për të festuar ditën e Flamurit, aty ku u shpall edhe Pavarësia.

Rama ka lajmëruar se sot do të fillojnë edhe punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, si dhe ka shprehur një pakënaqësi për sa i përket vlonjatëve, të cilën e ka shoqëruar edhe me nota ironie. Kryeministri tha se priste që të ishin më shumë vlonjatë të pranishëm në mbledhje pasi direkt ata do fillojnë ti shkruajnë se kur do të bëhet hapja e aeroportit.

Fjala e Ramës: 

Vlora ka historinë e saj për transportin ajror, këtu ku ndodhemi është nderuar dhe aerodromi që në 1920, i cili përdorej për arsye ushtarake. Në këto gjurmë ne sot fillojmë një histori të re, me një mik të mirë, me një njeri më të shquar të sipërmarrjes sonë. Personalitet që me veprat e tij e ka çuar emrin në shumë vende të botës, çmohet prej shumë njerëzve për veprat që ka bërë. Kam nderin ta konsideroj mikun tim, bacën Bexhet, për përfshirjen në këtë aventurë të përbashkët. Për të ardhur deri këtu ka qenë më e vështira, për dreq duhej bërë në Vlorë, mu desh të përballoja të gjithë padurimin e Vlonjatëve që dihet se janë kampionët e padurimit në të gjithë universin shqiptar. Vlonjatët duhet të ishin me mijëra të pranishëm këtu sot, por kanë preferuar të më ndjekin nga televizori dhe me siguri pas kësaj do fillojnë të më shkruajnë nëse do të hapet javën që vjen aeroporti.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *