Duhet të laheni me ujë shumë të nxehtë apo shumë të ftohtë?

Jeni gjendur shpesh, duke dëgjuar se uji i ftoftë është shumë i mire për tu larë gjithashtu edhe uji i ngrohtë ka shumë përfitime . Atëherë, çfarë duhet të bëni?

Adam Friedman, dermatolog, thotë se “në një botë ideale” duhet të bëni dush të vakët, që është më i tolerueshëm dhe më pas të vendosni një krem hidratues në lëkurë, direkt pas larjes.

Megjithatë, nëse doni të provoni ekstremet, ekziston një qasje tjetër. Mjekët e quajnë “dush kontrasti” dhe është një teknikë e zhvilluar nga dr. Sebastian Kneipp.

Në thelb, ajo çfarë duhet të bëni është: Të qëndroni në ujin më të ftohtë të mundshëm për 1 minutë. Pasi minuti të kalojë, të qëndroni për 1 minutë tjetër në ujin më të nxehtë që mund të duroni (pa e tepruar). Bëjeni këtë për 5 herë.

Sipas mjekut, uji i ftohtë “ngushton enët e gjakut” dhe uji i nxehtë i hap ato.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *