Beniada Nishani vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga “Big Brother VIP”. Së fundmi, ajo ka postuar një shkrim në ‘Instastory’, ku ka një mesazh mjaft të rëndësishëm për të gjitha vajzat dhe gratë. Ajo shkruan se tashmë ka ardhur koha që t’i thënë stop filtrave dhe të pranojmë veten ashtu sikurse jemi.
“A mendoni se duhet ta duam veten siç jemi? A mendoni se duhet t’i themi stop filtrave? Unë mendoj që po, ka ardhur koha të pranojmë veten siç jemi. Në këtë periudhë, po shikoj një përdorim të tepruar të filtrave”,- shkruan Beniada.
Që pas daljes nga “Big Brother Vip”, Beniada është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj private. Në çdo intervistë që modelja ka dhënë, nuk është prononcuar për jetën e saj sentimentale. Ka qenë kolegu i saj, moderatori Edi Manushi, ai i cili ka bërë një deklaratë në lidhje me jetën private të Beniadës.
Gjatë emisionit “E diell” Manushi tha se modelja është në një lidhje.
“Ajo ka një eksperiencë me një avokat në Itali, por nuk e di si ecin gjërat”,- tha ai, ndërsa Beniada u kundërpërgjij duke thënë: “Unë për Manushin jam e lidhur me një avokat në Itali. Por unë dua emrin, kush është ky avokat”.
Por biseda nuk mbaroi me kaq, pasi Manushi u shpreh se: “Mos më bëj ta them se ka emër, mbiemër dhe e kam parë te telefoni jot. I kam shkruar unë dhe ti e ke fshirë në sekondë. Do t’i nxjerr të gjitha të të dalin të palarat”,- i tha Manushi.