Duka: Dua ndeshje të bukur me Spanjën

Përpara se të fillonte ndeshja miqësore mes Spanjës dhe Shqipërisë, nga stadiumi “RCDE Stadium” ka folur për “Supersport” edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Duka theksoi se objektivi kryesore i kombëtares kuqezi është që skuadra të përgatitet mirë për ndeshjet e Nation League, ku Edi Reja dhe djemtë e tij do të synojnë vendin e parë në grup, nëse Rusia nuk do të marrë pjesë.

Kreu i FSHF-së tha ndër të tjera se përballja me Spanjën është shumë e fortë, por shpreson të bëhet një lojë e bukur.

Qëllimi: Siç e the konsiderohet fillim sezoni. Kemi vetëm dy ndeshje para në Nations League dhe ajo që presim është që stafi të përgatisë një ekip sa më të mirë. Presim rezultate të mira, sidomos me një kundërshtar si Spanja do ishte perfekte të merrje rezultat pozitiv. Nëse nuk do të luajë Rusi do ishte qëllimi të merrnim vendim e parë në Nations League.

Nations League: Ajo që duam ne është të bëjmë një skuadër sa më të mirë. Do ishim në ne Play Off nëse do kishim pasur pak fat në ndeshjen kundër Polonisë në Nations League. Por siç e thash objektivi ynë është të dalim të parët në Nations League.

Pse këta emra? Nuk mund të themi që kemi futbollistë si Spanja, por ata 25 lojtarë që janë këtu apo edhe të tjerë janë në nivel për të zbritur në fushë.

Spanja: Çdo ndeshje ka të keqen kur humbet e gabon, por ka të mirën që ti mëson dhe përmirësohesh në të ardhmen. Kam shumë besim që do kemi një ndeshje të bukur sonte edhe pse e dimë që do të kemi përballë një nga skuadrat më të forta në botë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *