Takimi Tola-Redi në puntatën e djeshme shkaktoi shumë ‘zhurmë’ në studio. Kjo për shkak se që në pjesë e parë dyshja foli rreth dominancës në shtrat.
Njëri nga konkurrentët, Jurgeni, tha se Redi dukej si një maniak seksual, sepse tentoi që në një moment të vendoste dorën tek këmba e Tolës.
“Nuk është se kishte ndonjë emocion të veçantë. Më shumë dukej si intervistë pune. Sa për pjesën e dominancës në shtrat dhe futjes së duarve që i bëri Tolës, dukej si tipi i mashkullit maniak seksual që përpiqet të përfitojë që në takimin e parë”, tha ai.
Komenti i tij shkaktoi shumë trazira, por Tola u shpreh që Redi nuk iu duk aspak i tillë
/Priza.al/