“Dukesh që nuk je ti”, Arbana Osmani ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit, ja çfarë u bë shkak

Arbana Osmani është një prej moderatoreve më të dashura për publikun për shkak të natyrës së saj pa komplekse dhe thjeshtësisë që e karakterizon. Pa photoshop dhe pa filtra, Arbana përherë ka dhënë një mesazh me dukjen e saj.

Mirëpo, si rrallëherë ajo ka marrë kritika dhe shkak është bërë një foto e saj e postuar në Instagram. Moderatorja postoi një foto nga spektakli i së premtes së “Big Brother VIP”, që ishte publikuar më herët nga makeup artisti, Arbër Bytyqi. Krahas komplimenteve kishte dhe nga ata ndjekës, të cilët mendonin se Arbana dukej shumë ndryshe dhe tek fotoja ka shumë ndërhyrje.

Image

Ti dukeshe bukuri natyrale mbrëmjen e së premtes shumë e kuruar dallohej dora e Arbërit, por fotoja që sapo postove duket që është prekur shumë me program nga Arbëri. Dhe nuk e kuptoj pse kaq shumë ndryshim dukesh që nuk je ti, kur në fakt ti je e vetmja që nuk ke ndryshuar ndër vite. Vetëm je bërë më e bukur”, ka shkruar një ndjekëse.

Ky koment nuk ka mbetur pa një përgjigjje nga ana e Arbanës, e cila i ka shkruar:

“Arbëri ka luajtur pak me filtra dhe duke qenë se është një foto artistike s’ka asgjë të keqe. Ju e dini si jam në realitet”.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *