Dukesha e Kembrixh festoi ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi dhe dhurata që i bëri Pallati Mbretëror

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton ka festuar ditëlindjen e 40-të. Mediat e huaja raportojnë se gruaja e Princit William ka lindur më 9 janar 1982 në Reading të Berkshire, në një familje të klasës së lartë.

Me rastin e ditëlindjes së Dukeshës janë publikuar tre portrete të reja. Fotografitë janë realizuar nga fotografi Paolo Roversi ku ajo shfaqet me tre fustane të ndryshme,  të cilat janë të markës luksoze britanike Alexander McQueen.

Fotografitë do të bëhen pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Portreteve të cilat do të ekspozohen në tre vende Berkshire, St Andreës dhe Anglesey. Këto tre vende kanë një kuptim të veçantë për dukeshën.

Kate u rrit në Bucklebury, Berkshire dhe shpesh kthehet për të kaluar kohë me prindërit e saj, Carole dhe Michael Middleton, të cilët ende jetojnë në fshatin e qetë.

Ndërkohë St. Andrews është një vend i rëndësishëm si për Kate ashtu edhe për Princin William pasi ata u takuan për herë të parë si studentë në Universitetin e St. Andrews në 2002.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *