Modeli më i ri i çantës së markës së njohur Balenciaga, e cila u shit për 3000 dollarë, është kritikuar nga një numër i madh fansash pasi duket si një çantë tipike që përdoret për blerjen e ushqimeve në supermarket.
Çanta e markës luksoze u bë menjëherë virale duke krijuar mjaft debate në rrjet.
“Gjyshja ime paska pasur shije të shtrenjta”, ironizoi një komentues.
View this post on Instagram
“Të gjithë e dinë që kjo është një nga çantat dy dollarëshe të supermarketit” tha një nga liderët e Marama Davidson.
balenciaga is out there selling these carrier bags for over a grand when us asians have been using them for years for like less than a pound!! ?? pic.twitter.com/4raYaBWqkz
— magic 8 ball is revising so hope ure miserable (@changbinneslove) August 25, 2021
Modeli i çantës së re Baleciaga, është një çantë plazhi e madhe, me ngjyrat blu, të bardhë dhe të kuqe dhe dy rripa mbajtës. Ajo përbëhet nga pambuku dhe mban logon e brandit të famshëm.
Not Balenciaga selling a ghana must go bag for 2k ? pic.twitter.com/gRw2A7lbJ1
— Yaa Baby ?? (@eennnnooooo) August 25, 2021
Pas hedhjes së saj në treg, komentuesit shpërthyen në ‘meme’ dhe komente tallëse.
/Priza.al/