Duma kujton paralajmërimin e Zelensky: Duheshin ndaluar turistët rusë

Deputetja e PD-së Grida Duma ka reaguar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gramsh, ku  dy ushtarë u sulmuan nga tre shtetas të huaj rusë dhe ukrainas, të cilët tentuan të hynin në uzinën e armëve.

Duma ka kujtuar thirrjen e presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, i cili në një lidhje të drejtpërdrejtë me Parlamentin e vendit tonë, paralajmëroi se në mesin e turistëve mund të kishte edhe spiunë.

Postimi i plotë:

Kapitullim!!

Dy ushtarë në repart ushtarak, sulmohen me kimikate nga “turistë” rusë, që i vijnë qark uzinës së armëve, repartit ushtarak, me ditë e ditë, e fotografojnë e vëzhgojnë, dhe kanë edhe guximin të sulmojnë me kimikate ushtarë me uniformë.

Kjo është mbrojtja e vendit!!!

Kapitullim!

Gjithçka ka rënë!

Mbrojtja, shërbimet informative, siguria në parandalim.

Muaj më parë, e thamë dhe theksuam, që kërkesës se Zelenskit drejtuar parlamentit shqiptar, që mos të pranoheshin turistë rusë, sepse rreziku që spiunazhi, apo kriminelë të luftës të hynin si turistë ishte i lartë, duhet ti përgjigjeshim menjeherë pozitivisht.

Ja rezultati, sot çdo përdredhje e Ramës “ishin nuk ishin”; nuk mbulon dështimin që e ka vënë sigurinë kombëtare në pikëpyetje.

 

E gjitha sepse Rama, nuk ndan dot çfarë shitet e çfarë nuk shitet, çfarë mbrohet e çfarë nuk tenderohet mbi Shqipërinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *