Duma përplaset me mazhorancën: Ju nuk ekzistoni, buxhet mjeran! Bushka: Kini kujdes me gjuhën që përdorni

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare të diskutimeve për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm atakoi gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama në Kuvend dhe argumentet e tij se marrëdhënia e PD-PS me buxhetin është një marrëdhënie civilizimesh.

Duma teksa e cilësoi buxhetin e vitit të ardhshëm si mjeran, thekson se mbrojtja që i bën kryeministri është si një krekosje e gjelit në majë të plehut.

Duke u ndalur te fraza e kryeministrit dhe te atakimi që ky i fundit i ka bërë Partisë Demokratike për lidhjen me plehrat, Duma iu përgjigj me një kundërbatutë se lidhja e PD-së me plehrat është e njëjtë si me Ramën, “duan ta riciklojnë me kosto të ulëta”.

“Ju thatë, më saktë Rama tha se ju nuk ekzistoni dhe ju argumentoj pse. Rama tha që nuk është një marrëdhënie me buxhetin nuk është një marrëdhënie civilizimesh. Sepse ju vini këtu tha dhe ju mund të hiqni dhe atë dhe këtë, ju e hiqni dializën tha, ju i hiqni, është marrëdhënie civilizimesh.

Ky buxheti që është mjeran është si në mesjetë, është një krekosje e gjelit majë plehut. Se na tha që ne kemi një marrëdhënie të veçantë më plehrat, po ne kemi një marrëdhënie të veçantë me plehrat, e kemi paralele siç e kemi me Ramën: Duam ta riciklojmë por me kosto të ulëta. Është e njëjta marrëdhënie që kemi dhe me buxhetin, që koncesionet për inceneratorët të mos jenë më të shtrenjta se sa prodhimet për bujqësinë. Është marrëdhënie civilizimesh tha, ky njeriu që krijoi modelin e njeriut të qytetëruar se ishte brez tjetër, por kur mori të qeveriste kryeqytetin, t’i pas ca kohësh të dukej sikur ishe në ekspozitën e një qyteti të çmendur.

Një ditë të bukur vendosi ta bënte me shigjeta një pallat, një ditë tjetër vendosi të shkruante një thënie diku tjetër dhe ti kaloje dhe të dukej vetja si një ekspozitë e një qyteti psikopatësh. Ku fillonte dhe ku mbaronte psikopatia, vetëm ballazi? Jo vazhdonte dhe mbrapa, pas asaj që ishte me shigjeta, mbrapa ishte pa suva pa asgjë.

Ka ardhur këtu dhjetëra herë për të treguar se sa i përçmuar është ndaj civilizimit real, nuk e harron njeri se një herë na u drejtua ne për ‘Shpendin me dy koka’.  Ky thërret vetëm urrejtjen dhe flet për civilizim, merr fotot e njerëzve dhe i linçon. Kur ai flet për shifra, dhe mbasi shqetësohet i thotë njërit lërë, një skenë me dy skena. Do të të gjithë t’ja pranojmë Teatrit sikur nuk ekzistojnë, kur flisni ju bezdisët, prandaj ju nuk ekzistoni. Flisni ju për ndihmën ekonomike! Nga 100 mijë lekë të vjetra do ta çoni 200 mijë lekë të vjetra për 5 anëtarë. Arritje e madhe! Kam takuar një vajzë që është përdhunuar nga 5 njerëz dhe as bonusin e qirasë nuk merr, pasi ju talleni, talleni me të gjithë.“,  tha Duma.

E për t’ kthyer përgjigje, deputetja socialiste Klotilda Bushka i kërkoi që të respektojë kodin e sjelljes.

“Ekzistojmë, ne ekzistojmë në Kuvend, në zonat tona elektorale, nuk duhet të ngatërrohet retorika. Të ketë respekt për kodet e sjelljes. Ne jemi të gjithë me nivel dhe duhet të jemi të kujdesshëm me gjuhën që përdorim.“, tha Bushka.

Kundwpwrgjigjet Grida Duma

“Dini gjë që ekzistenca është cështje ofendimi? Apo ju thas që nuk ekziston si trup, si trup ekzistoni. Ju thash se nuk ekzistoni politikisht, e dini ku e gjej helmin kur kam shkuar te zona e këtij ( i drejtohet Ballës) e njerëzit thonin mos na kapë kamera se na e hoqën edhe këtë copë vendi, këtu e gjej helmin, te diktatori i vogël dhe i shkurtër i këtij vendi që është kthyer i vogël në mjerim. Dhe kur ju them nuk ekzistoni politikisht është se duartrokisni edhe kur e dini që është gabim. Ne jemi gra dhe gratë s’duhet të bëjnë kështu, ne jemi në parlament me të drejta të barabarta. ndryshoni pak mendësi dhe bëni këtë, pranoni gabimet dhe aty filloni të ekzistoni politikisht.” -u shpreh Duma.

Në përgjigje deputetja Klotilda Bushka, iu referuar sërish rregullores së deputetit në Kuvend.

“Ky libër i rregullave është pjesë e betimit që kemi bërë kur kemi pranuar të marrim këtë titull këtu. Këtu keqpëdoret edhe e drejta për procedurë dhe e drejta për replikë dhe kodi i sjelljes i ka bërë të qarta. Gjithcka që po bëni sot, udhëhiqet nga interest partiake. Ekzistojmë se kemi 74 mandate, na i kanë dhënë qytetarët. Ne gratë nuk bëhemi si burra. Nuk përdoret e drejta për replikë se dikush mendon se të përmendi.” u shpreh Bushka.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *