Duma “shuplakë” Ramës: Tregova kulturë kur përdore foton time personale

Deputetja e PD-së, Grida Duma ka replikuar në Kuvend në lidhje me përdorimin e fotot së saj në fushatën e 25 Prillit.

Duma tregoi se atë ditë nuk ka reaguar në asnjë mënyrë tjetër ndaj Ramës, përveçse ka buzëqeshur.

“Kulturë tregova kur ai zotëria e bëri me një foto timen personale, ju e dini mirë unë qesha, nënqesha. Ai thotë bëni si them unë por mos bëni si bëj unë. Ky nuk ka një nen, ka një un. Ju flisni për Butrintin dhe i drejtoheni koleges duke i thënë në kokën tënde, keni ju mundësinë që të mos keni as minimalen që të flisni me etikë. Që të jesh i mirë dhe i edukuar është idiot.  Unë miq, nuk besoj se ka kope dhe njerëz që janë kope në PS, ka zgjedhje individuale”, tha ajo.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *