Deputetjae PD-së Grida Duma në fjalën e saj në Kuvendit ditën e sotme, i është drejtuar qeverisë me thirrjen për të hedhur sytë nga studentët dhe për t’u ofruar atyre mbështetje.
Gjatë fjalës së saj ajo u ndal edhe në sigurinë e plazheve në vend, ku solli në kujtesë tragjedinë e rëndë në Himarë muajin gusht.
“Nuk ka jetë detare në Shqipëri, kudo që janë brigjet, ka një mur betoni në rënë dhe një det si shkretëtirë. Merrni bregdetin e Durrësit po të doni. Shkojmë te siguria detare, si ndiheni ju kur një 7 vjeçare në Potam humb jetën se s’ka qeveri as mbi begun dhe ende sot ky parlament nuk ka mbajtur 1 minutë heshtje, dhe thoni reforma në drejtësi. i dënuar nuk duhet të jetë ai se ai është pasoja, i një koke arrogance pushteti që i thur lave duke bërë atë show që i mori jetën 7 vjeçares në Potam.
Nuk i them dot me tonin që duhet të them se ndjej personalisht një lloj fajësie se jemi prindër dhe e dimë ca do të thotë ajo tragjedi. Sa herë flisni për reformën në Drejtësi, për sigurinë, ju që qeverisni me pinjollët e Bllokut? Që keni ministra të brendshëm që kanë qenë prokuror në komunizëm? Ju na thoni ne?
S’ka nevojë të shpikë njeri rrotën këtu… edhe me Brukselin duhet të ndjekim direktivat, edhe me drejtësinë, që në të gjitha progres raportet del e para si pikë që thotë KE se reforma në drejtësi po ecën ngadalë, dmth e keni keq, se gjuha diplomatike kjo është në fakt.Nuk keni dhënë llogari asnjë ditë. Gjuha juaj është një recitim të realizmit socialist.
Shqetësimi më i madh i imi sot është që dy ditë më parë studentët thanë se duan një mbështetje 100 mijë lekë të vjetra në muaj, kreu u thotë se kur ju dëgjova u thotë se nuk meritojnë akoma asgjë… ata në fakt meritojnë çdo gjë”, tha Duma.