Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ka bërë një rimodelim të dy seksioneve hetimore që funksionojnë në Prokurorinë e Posaçme.
Dy prokurorët Ervin Kondili dhe Manjola Kajana që kanë shërbyer në seksionin e krimit financiar dhe shpërdorimit të detyrës, me urdhër të Dumanit janë larguar, duke u transferuar në Seksionin Hetimor të Krimit të Organizuar.
Te seksioni hetimor i krimit financiar janë emëruar dy prokurorët e rinj që erdhën në SPAK në fillim të muajit Gusht, Anita Jella dhe Bledar Maksuti.
Në total, aktualisht SPAK-u ka 20 prokurorë të cilët funksionojnë në tre seksione që janë Seksioni Kundër Krimit Financiar, Seksioni Kundër Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë.