Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësorje ka ndodhur në Durrës. Rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin me inicialet K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila fatkeqësisht ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.